Joe dhe Biden u zotuan për “përpjekje të mëtejshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë territorin e saj” dhe për ta bërë presidentin rus Vladimir Putin “të përgjigjet për agresionin brutal të Rusisë, duke përfshirë sanksionet e reja”.

Kjo u bë e ditur nga Shtëpia e Bardhë pas takimit të presidentit amerikan me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe atë të Mbrojtjes Oleksii Rezniko.

“Ne e konsiderojmë nenin 5 një detyrim të shenjtë,” tha Biden në Varshavë, Poloni, duke iu referuar nenit të traktatit të NATO-s sipas të cilit një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të Aleancës do të konsiderohet si një sulm i drejtpërdrejtë kundër të gjitha palëve./Opinion.al