Presidenti i SHBA, Joe Biden, sapo firmosi një urdhër ekzekutiv ditën e enjte për të bërë që gjysma e makinave të shitura në 2030 të jenë hibride ose tërësisht elektrike. Ai propozoi dhe rregulla të reja për emëtimet e gazeve të cilat do të ulin nivelin e ndotjes deri në vitin 2026.
Qëllimi i Biden u mbështet nga shumica e prodhuesve vendas dhe të huaj të makinave. Gjithashtu ata kujtuan se ky ndryshim do të kërkonte miliarda dollarë financime nga qeveria.
“Ne duhet të fillojmë të veprojmë. Qëllimi 10 vjeçar është urgjentisht i nevojshëm për të arritur qëllimet e tjera mbi mjedisin.” tha U.S Tansportation Secretary Pete Buttigieg në një intervistë për CNBC.
3 kompani të bazuara në Detroit dhe Michigan (General Motors, Ford dhe Stellantis NV) tregojnë se do të përpiqen që 40-50% e makinave të shitura nga 2030 të jenë tërësisht elektrike. Mirëpo për të arritur këtë qëllim ata kanë nevojë për incentiva të mëdha nga qeveria amerikane, duke ndihmuar blerësit e makinave, ndërtimin e pikave të karikimit, investime në kërkime për teknologji të reja dhe shumë të tjera.
Kompanitë si BMW, Honda, Volkswagen dhe Volvo thanë në një deklaratë të përbashkët se ato e mbështesin këtë vendim, por kërkojnë nga qeveria të ndërmarrë masa konkrete për të rritur kërkesën për makina elektrike në treg.
geek