Home AKTUALITET Bie aksidentalisht nga ballkoni i pallatit një vajzë 9 vjeçare, tronditen qytetarët...

Bie aksidentalisht nga ballkoni i pallatit një vajzë 9 vjeçare, tronditen qytetarët e pranishëm, dërgohet me urgjencë në spital

33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Astirit, ku një vajzë e mitur 9 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku jetonte.

Vajza është dërguar në mënyrë urgjente në spital, teksa nuk dihen detaje të tjera mbi gjendjen e saj, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave ku ka ndodhur ngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.