Amnistia Penale ka mbetur peng i 84 votave në Kuvend.
Edhe më parë kishte një dakordësim për të votuar Amnistinë Penale, një ditë më parë Lulzim Basha tha se do e bojkotojë seancën e kësaj të enjteje.
Ndërsa të martën, Enkelejd Alibeaj u shpreh i pakënaqur me ndryshimin që i bëri PS-së, amendamentit të tij, për të liruar të gjithë protestuesit të thirrur në tubimet e 2018-2020, Lulzim Basha tha se PS-ja kërkon të amnistojë zyrtarë të korruptuar që janë në hetim apo të dënuar nga GJKKO-ja.
Edhe grupimet e tjera të Bardhit e Nokës, pavarësisht se kanë bërë propozime, nuk do të votojnë. Bardhi deklaroi se do të vijojë aksionin e bllokimit të seancave parlamentare.
