Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion mbi situatën e përmbytjeve pas motit të keq të ditëve të fundit. Janë rreth 1700 Ha tokë të përmbytura. Ndërkohë janë 26 familje të evakuuara teksa 5 banesa janë nën “pushtetin” e ujit.

Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Njoftimi:

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.67 m.(Kuota max 8.70 m).
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.90m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1685Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  2. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.
  3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

  1. Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 15cm ujë.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara:

Janë 26 familje të evakuara, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)

Lagja Nr.4, 3 familje (7 përsona)

Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 përsona)

Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 5 banesa:

  1. Lagja Nr.4, 5 banesa (Ajasem)

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Ndërkohë situata në Kukës vijon të jetë e qetë dhe pa reshje. Sipas informacioneve, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ndërkohë majat e maleve këtë mengjes jane mbuluar nga bora e pare.

Rezervuaret janë në monitorim në të gjithë Qarkun, ndërsa rezervuari në fshatin Zherkë Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë vazhdon të jetë problematik, por është në monitorim gjatë gjithë kohës nga bashkia Tropojë.

Furnizimi me energji elektrike është normal përveç Nj.Ad Grykë-Çajë dhe Arrën  bashkia Kukës.

Sa i takon Lezhës rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës, kurse rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet.

Nga ana  e Kryqit të Kuq, dega Lezhë janë dhënë ndihma ushqimore për 1 familje të evakuar në fshatin Mabë.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli I ulit po vazhdon të ulet.

Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.