Fuqia blerëse bie ndjeshëm
Tregëtarët të cilet shesin në tregun e fruta perimeve në qytetit e Elbasanit prej disa muajsh kanë ngritur shqetësimin se ka një ulje të ndjeshme të fuqisë blerëse. Sipas tyre nja faktor ndikues janë tregtarët ambulantë të cilet shësin në afërsi të tregut.
Tregtarët thonë se shumica e konsumatorëve zgjedhin të blejnë produkte tek ta pasi ata i shesin më lirë dhe kjo pasohet me ulje të numrit të personave që futen në treg për të blerë. Ata shprehen se fitimet që kanë janë të pakta në krahasim me ato të cilat u duhet të paguajnë si taksë për vendin ku shësin.
Pavarësiht se ky treg është përshtatur si vend për të shitur produkte kryesisht ushqimore kushtet higjeno sanitare lënë për të dëshiruar gjë që shqetëson edhe konsumatorët.
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore si dhe kushtet jo të përshtatshme për tregëtim po ndikojnë në uljen e numrit të blerësve në tregun e fruta perimeve në Elbasan.