Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Siç raportohet nga policia një 40-vjeçar ka rënë nga kati i nënnë i një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar dhe dyshohet se rënia e 40-vjeçarit ka qenë aksidentale.
Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies nga lartësia të shtetasit.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.