Sipas studimeve të kryera kohët e fundit te lexuarit është kthyer në një aktivitet çdo ditë në rënie, kryesisht tek grupmoshat e reja.
Zhvillimi i teknologjisë, përfshirja në aktivitete të tjera, jeta mjaft e shpejtë dhe e ngarkuar ka bërë që leximi i librave të jetë çdo ditë e më i pakët.
Shumë të rinj e kanë të vështirë që ta lidhin të lexuarit me kënaqësinë. Pjesa më e mirë e tyre preferojnë që të shpenzojnë kohë me telefonat.

Sipas disa intervistave të kryera me të rinjtë elbasanas pjesa më e madhe e tyre i shohin librat si detyrim të cilët i lexojnë thjesht për arsye shkollimi.
Megjithatë nuk mungojnë as të rinjtë të cilët janë aktiv dhe preferojnë që në kohën e tyre të lirë të lexonin libra të ndryshëm.
