Pas dymbëdhjetë orësh diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit.
Qeveria është rrëzuar me 50 vota për dhe një kundër.
Për rrëzimin e qeverisë ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.
Boshkoviq të DPS-së dhe ministrin e Mbrojtjes, Rashko Konjeviq nga Partia Socialdemokrate (SDP), si “ekzekutorë politikë të destabilizimit të Malit të Zi”.
Boshkoviq i ka konsideruar deklaratat e Abazovbiqit si të pavërteta, dhe ka thënë se ato “nuk janë dëgjuar në politikë në 30 vjetët e fundit”.
Sipas tij, deklaratat e Abazoviqit shënjestrojnë kundërshtarët politikë.
Në shtator votohet shkarkimi i kryetares së Kuventit të Malit të Zi
Më 2 shtator, Kuvendi i Malit të Zi do të vendosë për shkarkimin e kryetares së Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq.
Kjo iniciativë është e Frontit Demokratik dhe Demokratëve opozitarë.
Në iniciativë thuhet se “kryesimi i Gjuroviqit është shënuar me shkelje të vazhdueshme të akteve që rregullojnë funksionimin e Kuvendit të Malit të Zi”./Rel