Tre persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi. Sipas policisë, pronari dhe dy punonjës të një hoteli po punonin për ndriçimin e jashtëm, në momentin kur kanë renë në kontakt me energjinë.
Ata u dërguan me urgjencë në spital dhe po mbahen nën monitorim. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave./ abcnews.al
