Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë.
Në këtë qendër tregtare kanë rënë nga lartësia dy të mitur përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 45 vjeç, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në objektin ku ky shtetas është përgjegjës, kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.