
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh në një pjesë të madhe të territorit. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të territorit reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe të dobëta.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
