Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 14 raste të reja pozitive me virus SARS-COV2.
Rastet e reja janë shënuar përkatësisht 11 të infektuar në Elbasan dhe 3 në Peqin.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është rregjistruar asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.