Greqia ka shënuar në 24 orët e fundit një nga ditët më të vështira në këto muaj të gjatë pandemie nga koronavirusit.
Sipas raportimeve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u regjistruan 8129 të infektuar të rinj me Covid-19, një nga shifrat më të larta.
80 persona të tjerë humbën jetën, për ta çuar në 17 mijë bilancin e fataliteteve në vendin fqinj që nga nisja e pandemisë.