Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamas ka deklaruar se  7,028 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori. Midis viktimave, 2,913 janë fëmijë, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë më shumë se 1,400 izraelitë të vrarë, kryesisht civilë në sulmin e Hamasit, ndërsa të paktën 224 janë marrë peng.

Katër nga pengjet janë liruar.

Konflikti në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez Hamas nisi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i papritur me breshëri raketash dhe depërtimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri.

Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

2.3 milionë banorë të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe lëndë djegëse, dhe autokolonat e ndihmave të lejuara kohët e fundit në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

/abcnews.al