Ditën e sotme Ministria e Shëndëtësisë ka bërë publike rastet e personave të infektuar nga Covid-19.

Nga  703 testime të kryera, 28 qytetarë janë prekur nga koronavirusi, 66 të tjerë janë shëruar 24 orët e fundit dhe fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 703 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

14 në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Patos, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Tepelenë, Korçë. 

Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,066 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Maj 2022)

Raste të reja ditore          28

Të shëruar në 24 orë       66

Të shtruar në spitale         4

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 703

Testime totale               1,821,469

Raste pozitive                  275,802

Raste të shëruara             272,066

Raste Aktive                         239

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            141

Fier                  26

Korçë               16

Vlorë               14

Gjirokastër      12

Shkodër           12

Elbasan            6

Lezhë              5

Berat                3

Durrës             2

Dibër                2