
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 44 raste të reja me koronavirus nga 914 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen kundër COVID, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 8 pacientë.
Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 93 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 209 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundi u regjistruan në këto bashki; 20 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër, Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh.
Statistika (10 Maj 2022)
Raste të reja ditore 44
Të shëruar në 24 orë 93
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 914
Testime totale 1,814,203
Raste pozitive 275,416
Raste të shëruara 271,710
Raste Aktive 209
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 116
Fier 27
Vlorë 19
Shkodër 10
Lezhë 8
Elbasan 8
Korçë 6
Gjirokastër 6
Durrës 4
Berat 3
Kukës 2
