Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 44 raste të reja me koronavirus nga 914 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen kundër COVID, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 8 pacientë.

Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 93 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 209 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundi u regjistruan në këto bashki; 20 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër,  Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh. 

Statistika (10 Maj 2022) 
Raste të reja ditore           44
Të shëruar në 24 orë        93
Të shtruar në spitale         8
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 914

Testime totale               1,814,203
Raste pozitive                  275,416
Raste të shëruara             271,710
Raste Aktive                         209
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            116
Fier                  27
Vlorë               19
Shkodër           10
Lezhë               8
Elbasan            8
Korçë               6
Gjirokastër      6
Durrës             4
Berat                3
Kukës               2