Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një tjetër informacion të rëndësishëm për tifozët, në lidhje me shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri- Serbi, e cila luhet më 7 qershor, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Sipas FSHF, të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar nga paketat për sezonin aktual, nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave. Këta tifozë do e kenë vendin e tyre në stadium të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar për të kryer blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar.

Për herë të parë, FSHF aplikon një formë të tillë për shitjen e biletave, që përdoret zakonisht nga UEFA dhe FIFA për ndeshjet e mëdha. Paraprakisht personat që duan të sigurojnë një biletë do duhet të aplikojnë dhe më pas nëse kërkesa e tyre miratohet, do kenë mundësi të blejnë deri në katër bileta.

Sjellja e tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Andorra, FIFA gjobit FSHF-në: 20% e stadiumit do të mbyllet kundër Serbisë…

Njoftimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se për ndeshjen Shqipëri – Serbi më 7 qershor 2025 nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave.

Vendin e tyre në stadium e kanë të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar për të kryer blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar.

FSHF falënderon të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme!

Dhuna serbe ndaj futbollistit shqiptar/ FSHF dënon ngjarjen në Bosilegrad të Serbisë: Ndikon në frymën e lojës së ndershme