Bill dhe Melinda Gates kanë vendosur të divorcohen pas 27 vitesh martesë. Ata shprehen se nuk mund të qëndrojnë më çift së bashku.

Pasi u menduam gjatë ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës tonë Ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.

Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re,” shkroi dyshja në Twitter.

Ata u takuan në fund të viteve 1980 kur Melinda u bashkua me firmën e Bill. Çifti kanë së bashku tre fëmijë. Bill dhe Melida drejtojnë bashkë fondacionin që ka marrë emrat e tyre. Bill Gates është personi i katërt më i pasur në botë, sipas Forbes.

Web