Koordinatorët e qarqeve të partisë Bindja Demokratike janë mbledhur në qytetin e Lezhës. Burime zyrtare konfirmojnë se në mbledhje është konfirmuar struktura në të gjithë qarqet e kësaj force politike.
Po ashtu mësohet se gjatë orëve në vijim Koordinatorët do të vendosin edhe për strukturat drejtuese brenda partisë.
Kujtojmë që pas zgjedhjeve të 25 Prillit themeluesi i kësaj partie Astrit Patozi dha dorëheqjen dhe aktualisht pritet edhe votimi për emrin e kryetarit të ri./Egnatia news