Drejtuesi politik e njëkohësisht kandidati i Bindjes Demokratike në Elbasan Erion Murataj ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.
Jo pa qëllim Murataj i shoqëruar nga kandidatët Arjani Samarxhiu, Erjon Toçi dhe Roland Coga zgjodhën zonën e Shpatit për të filluar punën! Si një nga zonat e lëna në harresë prej dekadash këtu jeta duket sikur ka ngecur e njërzit janë harruar nga ata të cilët më parë i votuan me mirëbesim.
Erion Murataj kërkoi votëbesimin e banorëve të Shpatit duke u shprehur se përgjatë gjithë këtyre viteve gjithesecili ka qenë dëshmitar se si prinderit tanë kanë vuajtur për t’ia dal mbanë me punë dhe ndershmëri.

Erion Murataj : “Nuk duam të bëjmë politike sepse jeni të lodhur duke dëgjuar të njëjtat gjëra çdo fushatë. Ne ju kërkojmë të na besoni si të ishim djemtë tuaj. Edhe ju si unë i keni besuar këtyre drejtuesve por si të gjithë jeni zhgënjyer. Ju ftoj të merrni guximin të ndryshoni. Ju kërkoj ti besoni kandidatit tuaj te zonës Erion Toçi i cili eshte djalë i juaj, i lindur dhe rritur mes jush. Ju’a di hallet dhe shqetesimet tuaja ndaj do japi maksimumin për ju. Bindja Demokratike është mundesia të jemi në lista por ne vijm si ju për ju. Partitë e mëdha bëhen nga njerzit e mëdhenj jo nga siglat e vjetëruara. Ju na jepni besimin tuaja dhe unë ju premtoj se bashkë do të bëjmë shumë gjëra të mira”!
Të lodhur e të zhgenjyer nga premtimet e marra nder vite banorët thonë se ndjehen të harruar.Tregojnë se kanë votuar për kandidatet nga zona të forcave të ndryshme politike dhe ajo çfarëdo kanë marre kanë qenë vetëm fjalët që mbeten boshe.
Për kandidatin Arjan Samarxhiu këto zgjedhje janë shansi për të ndryshuar jo vetëm politikën por edhe të ardhmen e vendit.

Arjan Samarxhiu : Është faji ynë që kemi besuar ndër vite tek njerzit që kanë kërkuar voten e na kane braktisuar. Është turp që në vitin 2021 vijojnë premtimet për ujë 24 orë. E turpshme që premtojnë 300 000 mijë vende pune dhe zhgënjimi i njerëzve mbeti i madh pas kaq vitesh. Sot është koha ti japim mundësinë të rinjve të ndryshojnë jeten. Kam 30 vite në arsim dhe shoh që nuk ka punë për nxënësit kur dalin nga shkolla ndërsa politikanët tanë kanë nga disa vila. Ndaj ju ftoj të votoni Bindjen Demokratike.
Nën moton “Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë ” Bindja Demokratike në Elbasan kërkon votëbesimin tuaj.