Kandidatët e Bindjes Demokratike të Elbasanit ishin sot në Cërrik ku u prezantuan nga afër me qytetarët e kësaj bashkie. Në mënyrë origjinale ata zgjodhen të ishin  sa më pranënjerëzve . Erion Murataj dhe Romarjo Bora kandidatët e kësaj force politike vizituan disa nga pikat e qytetit per tu ndalur në tregun kryesor të njësisë administrative Gostimë.

Në ndalesën e  tyre me tregëtarët  ata u njohen me vështirësite që këta të fundit hasin  çdo ditë . Dita- ditës gjendja ekonomike po arrinë deri në kufijtë e mbijetesës ndaj  ata kërkojnë ndryshim dhe për këtë arsye I ofruan mbështejen kandidatëve të rinj. Pjesa më e madhe e tyre përgazuan nismën e ndërmarrë nga Bindja Demokratike për të përfshirë në listën e tyre emra të rinj dhe jo të testuar më parë në politikë.

Bashkë me Erion Muratajn dhe Romarjo Borën në këtë takim me qytetarët e Gostimës ishin edhe dy kandidatët Stela Kapurani  dhe Arjan Samarxhiu.

Egnatia news