Bindja Demokratike ka zhvilluar këtë pasdite në Elbasan takimin me forumin më të lartë kombëtar të saj. Koordinatorët e qarqeve morën pjesë në këtë takim ku u diskutuan disa nga çështjet e aktualitetit të kësaj force politike por gjithashtu zhvillimet për primaret.
Astrit Patozi ne deklaratën për mediet u shpreh se ne zgjedhjet vendore Bindja Demokratike do te garojë e vetme. Edhe pse qarteson se Bindja do të jete forcë opozitare.
Për koordinatorin e Bindjes Demokratike për Elbasanin, Erion Murataj ka ardhur koha që në politikë të drejtojnë të rinjtë.Edhe pse nuk janë zyrtarizuar ende emrat e kandidatëve, gara në Elbasan pritet të jetë e fortë.
