LUKSEMBURG- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po mban një deklaratë e përbashkët për mediat me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së si dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ministri i jashtëm hungarez: Momentet që kemi përjetuar gjatë kësaj një ore kanë qenë historike, kemi celur, grup kapitullin e parë me Shqipërinë. Bisedimet e anëtarësimit kanë nisur që Shqipëria të bëhet anëtare e BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kanë qenë në krye të rendit të ditë, e kuptojmë që BE është duke humbur konkurueshmëri peshën e tij, kur vjen fjala për politikën globale. BE ka nevojë për energji të re. duke qenë fqinj të drejtperdrejte. Duke njohur rajonin e dimë se kjo energji e re do vi nga Ballkani Perëndimor, është me rëndësi të përshpejtohet integrimi i tij. Na duhen hapa urgjente për politikën e zgjerimit, e konsiderojmë si një prej më të rëndësishmeve. Koha mesatare e pritjes ka tejkaluar 15 vjet dhe kjo është e papërshtatshme na duhet të prëshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani.
Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë me BE-në duke nisur rrugëtimin e gjatë sfidues, por plot shpresë. Shefi i qeverisë tha se do punojnë pa pushim, që Shqipëria, të bëhet vend anëtar i BE brenda vitit 2030.
Lajmi në përditësim….