Kremlini ka konfirmuar zyrtarisht zhvillimin e një telefonate mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas një deklarate të shkurtër nga presidenca ruse, telefonata me Trump është zhvilluar më herët gjatë ditës, por detajet mbi përmbajtjen e saj nuk janë bërë ende publike.

Ndërkohë, Kremlini njoftoi gjithashtu se presidenti Putin ka zhvilluar për herë të parë një bisedë telefonike edhe me Papa Leon XIV, kreun e sapozgjedhur të Selisë së Shenjtë.

Papa Leon XIV ka shprehur më herët shqetësimin e tij për situatën në Ukrainë. “Mendimet e mia shkojnë shpesh te populli ukrainas i prekur nga sulmet e reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”, ka deklaruar ai më herët.