Zyrtarët turq kanë konfirmuar se takimi Rusi-Ukrainë do të zhvillohet këtë të premte ne Stamboll.

Aktualisht, këshilltari ukrainas i sigurisë kombëtare Andriy Yermak, Ministri i Jashtëm Andrii Sybiha dhe Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov u takuan me këshilltarë të sigurisë kombëtare nga Britania, SHBA-ja, Gjermania dhe Franca.

Sipas BBC, në bisedimet me delegacionin rus, SHBA do të përfaqësohet nga Michael Anton, drejtori i SHBA-së për planifikimin e politikave.

Ndërkohë, pritet që takimi trepalësh midis zyrtarëve ukrainas, turq dhe amerikanë në Stamboll të zhvillohet në orën 10:45 sipas orës lokale, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Po ashtu, në Stamboll, delegacionet ruse dhe ukrainase do të takohen së bashku me zyrtarët turq dhe amerikanë në orën 12:30 sipas kohës lokale.