Forbes njoftoi këtë të martë se Kim Kardashian është zyrtarisht miliarderia më e re nga dy bizneset e saj fitimprurëse KKW Beauty dhe Skims, si dhe nga paratë e televizionit dhe investimet e vogla të bëra nga vete ajo.

Kim Kardashian u permend për herë të parë për pasurinë e saj në faqet e Forbes në 2011, ku ishte me 6.6 milion ndjekës në rrjetin social Twitter, pak më poshtë se Barack Obama dhe pak më lartë se Ashton Kutcher.

Rritja e pasurisë së Kimit nisi me KKW Beauty në 2017, pasi u duk suksesi i motrës së saj Kylie Jenner ,me kompaninë e saj të kozmetikës ,Kylie Cosmetic.

Ylli i Kardashianëve nisi të shiste 20% të KKW Beauty te Coty për afro 200 milion dollarë, ku dhe kjo e çoi afër miliardit pasurinë e saj.

Fill pas këtyre, ajo nisi dhe kompaninë e veshjeve të formave Skims në 2019 . Kimi përfshiu rrobat e thjeshta gjatë karantines ku femrat filluan të anonin në veshje të thjeshta siç ishte dhe koleksioni i saj në Skims.

Ajo mban nje shumicë aksionesh në kompani ,por deri më sot nuk i ka zbuluar të ardhurat prej saj .
Pra ,Kim Kardashian zyrtarisht nje miliardere .

(I.SH/faxweb.al)