Çdokush me ca para, mund të hyjë në një studio regjistrimi dhe të dalë me material të mjaftueshëm për të publikuar një CD në një botë, ku interneti ju bën të famshëm. Por, ky nuk është thelbi. Ju keni regjistruar një këngë … dhe tani çfarë? Kjo ju bëri këngëtarë? Çfarë keni ndër mend të bëni me të?
Të bësh muzikë dhe të jetosh nga muzika jote nuk janë e njëjta gjë. Kur bëhet fjalë për hyrjen e muzikës në treg, ju keni hyrë në fushën e “Music Business Economics 101”, dhe mësimi i parë është: Të bësh muzikë të tregtueshme është më e rëndësishme se çdo kërkesë për muzikë të re dhe të panjohur.
Por cilat janë mënyrat për të bërë para nga profesioni i këngëtarit dhe cilat janë mundësitë që ofron tregu shqiptar? Ka disa mënyra për të nxjerrë para nga muzika, veç koncerteve. Klikimet në “YouTube” dhe fitimet nga “Spotify”.
Për Xhani Demika, menaxher artistësh, sado frikësuese që mund të jetë bota e biznesit për disa artistë, në fakt i gjithë biznesi sillet rreth tre koncepteve
shumë të thjeshta:
-Tregtimi i produktit për njerëzit që kanë nevojë ose e dëshirojnë atë.
Ai shton, se muzika duhet të jetë gjithmonë e para, e ndjekur nga afër duke i bërë vetes disa pyetje të thjeshta mbi biznesin e muzikës, të tilla si: sa më kushton një realizim kënge, sa të ardhura mund të marr prej saj, sa famë mund të arrij, a kam menaxhimin e duhur etj.
Burime nga fusha e muzikës pohojnë se, për ta parë muzikën si një biznes, thjesht duhet të përkthesh elementet muzikore në aspektin e biznesit. Në kontekstin e të bërit biznes, ja si duket përkthimi:
-Muzika është një nevojë dhe dëshirë te njerëzit. Nevojat për frymëzim dhe argëtim janë pjesë e përbërjes sonë, dhe muzika është pjesë kryesore e të dyjave. Një kulturë pa muzikë ka të ngjarë të shkatërrojë veten.
-Muzika juaj është një produkt që potencialisht mund të plotësojë atë nevojë. Nëse jeni një interpretues, aq i ftohtë mund të duket, ju jeni gjithashtu një produkt. Nëse performoni muzikë (jo vetëm që e krijoni), publiku do të interesohet për ju, jo vetëm për këngët tuaja. Biznesi i muzikës, kërkon të përshtatë produktin/et për të qenë diçka për të cilën njerëzit do të shpenzojnë para.
-Pasi të keni krijuar një produkt muzikor, ju e tregtoni atë produkt muzikor për shitje për publikun përmes promovimit, koncerteve dhe shitjeve rekord.
Pandemia
Një nga ndërprerjet më të mëdha në stilin e jetës që pandemia e Covid-19 ka bërë, ka qenë humbja e muzikës “live” në industrinë e argëtimit. Për një industri që u mbështet shumë në shitjen e biletave dhe sponsorizimet nga shfaqjet e drejtpërdrejta, kufizimet në tubimet e mëdha dhe grumbullimet në ambiente të mbyllura ishin padyshim një goditje e rëndë.
Disa përpjekje që vitin e shkuar për të rihapur klubet dhe vendet e muzikës “live” ofruan optimizëm për këtë vit, megjithatë menaxherët e klubeve të natës në zona të ndryshme të bregdetit pohojnë për “Monitor” se viti 2021 nuk ishte aspak i ngjashëm me 2019-n.
Industria e argëtimit dhe mikpritjes ishte një nga sektorët e parë që u mbyll nga qeveria një vit më parë. Gjithashtu, është një nga të paktat që me vështirësi është rihapur nga atëherë. Edhe kur baret organizuan një rikthim të pjesshëm verën e kaluar, pothuajse të gjitha klubet e natës mbetën të mbyllura dhe atyre iu është dashur të mbijetojnë. Shumë prej tyre nuk janë rihapur më në kryeqytet. Tendenca që u vu re vitin e shkuar ishte përfshirja e muzikës në ambientet me tarracë ose oborr të restoranteve, si dhe përqendrimi më i madh në bregdet.