Sipërmarrjet e vogla, të konsideruara si shtylla e ekonomisë shqiptare, janë sot në kushte të rënduara financiare, kur ka kaluar mbi 1 vit në pandemi. Kriza e konsumit që po kalon vendi, ka prekur së pari biznesin e vogël, që ndryshe nga të mëdhenjtë, ka kontakt të drejtpërdrejt me konsumatorët.
Në një vëzhgim në dyqanet e kryeqytetit, masat kufizuese në orare dhe veçanërisht zhvillimi i mësimit në universitete online, kanë goditur fort xhiron.

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm ripërsërit kërkesën drejtuar qeverisë, për të hartuar një platformë ndihme, me masa që shtrihen në kohë.
Përgjigjja e qeverisë ndaj nevojave të biznesit të vogël, pas pagave të luftës në fillim të pandemisë, përfshin vetëm zerimin e TVSH-së dhe heqjen e Tatimit mbi Fitimin, masa që sipas sipërmarrjes, ndikojnë shumë pak.
