Home AKTUALITET POLITIKË Bjorn Berge, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi

Bjorn Berge, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi

39

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, duke e demantuar, pasi ky i fundit kishte njoftuar në “Twitter” se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Berge ka thënë se fatkeqësisht, përshkrimi i Bislimit nuk përputhet me atë që ka deklaruar në takim lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge si reagim për zv.kryeminstrin kosovar.

Ky reagim ka ardhur pasi Bislimi në njoftimin e djeshëm në llogarinë e tij zyrtare në “twitter” ka thënë se gjatë qëndrimit në Strasburg ka takuar Bergen e i cili ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Kënaqësi ta takoj Bjorn Berge përgjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Diskutimi ynë u përqendrua edhe në theksimin e progresit të lavdëruar të Kosovës, reformave dhe harmonizimit me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, kishte shkruar Bislimi dje.