Bindja Demokratike në Vlorë do të përfaqësohet po ashtu nga emra të rinj kandidatësh për zgjedhjet e 25 Prillit .
Një nga emrat i cili do të kërkojë votëbesimin e qytetarëve të Vlorës është edhe Bledar Burgjia. Bledar Burgjia është 42-vjeç ,i martuar dhe baba i një vajze. Prej vitesh I angazhuar në jetën sociale të qytetit të tij sot ai ka vendosur të ndërmarrë një hap më të madh dhe ti bashkohet garës për të ndryshuar të ardhmen . Si pjesa më e madhe e antarëve Burgjia iu bashkua “ Bindjes Demokratike” pasi kjo është e vetmja parti e cila I përshatet bindjeve të tij.
Vetë ai shprehet:
Bledar Burgjia: “Kam vendosur të kandidoj, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, nën siglën e partisë Bindja Demokratike sepse mendoj se kjo forcë politike më përshtatet në bindjen time për të ndryshuar njëherë e mirë qasjen që duhet të ketë përfaqësimi i popullit në vendimmarrjen politike.Ndaj ju ftoj që më 25 Prill të votoni Bindjen Demokratike ,të votoni numrin 4 që e ardhma jonë të jetë më e mirë”.
Bledar Burgjia është I dyti në listën e kandidatëve të Vlorës për Bindjen Demokratike.