Pasi u shkarkua dy javë më parë si ministër i Brendshëm, Bledi Çuçit i është besuar një post i rëndësishëm në PS. Mësohet se ai është zgjedhur kryetar i Grupit të Partisë Socialiste.

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë Blendi Klosi zgjidhet Sekretar i Përgjithëm i PS, detyrë që mbajhej nga Damian Gjiknuri, emri i të cilit doli edhe te inceneratorët.

Çuci u shkarkua pas ngjarjes së rëndë në Krujë ku anëtarë të ish deputetit të PS Rrahman Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja pas një konflikti për guroren.

Kjo ngjarje solli edhe “shkrirjen” e policisë së Krujës si edhe dorëzimin e mandatatit te Rrahman Rrajes, pasi djali dhe vellezerit e tij, u perfshin ne konflikt dhe janë në kërkim nga policia.

Pas përfundimit të Asamblesë, ish ministri Çuçi u pyet nga gazetarët por ai zgjodhi të përgjigjej shumë shkurtimisht duke thënë se ishte një përgjegjësi e madhe

Çuci u shkarkua pas ngjarjes së rëndë në Krujë ku familjarë të ish deputetit të PS Rrahman Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja pas një konflikti për guroren.

Kjo ngjarje solli edhe “shkrirjen” e policisë së Krujës si edhe dorëzimin e mandatit te Rrahman Rrajes, pasi djali dhe vellezerit e tij, u perfshin ne konflikt dhe janë në kërkim nga policia.