Blero Muharremi është tashmë i divorcuar nga Afrona Dika, duke e bërë martesën e dytë të dështuar të tij. E duke qënë se kjo martesë mori fund me zënka, sipas çiftit, Blero ka bërë një krahasim me martesën e parë. Sipas tij, Afrona dhe Teuta (ish gruaja e parë), kanë shumë diferencë mes njëra tjetrës. Për ‘Prive’, Blero tha se Teuta ka pasur nivel më të lartë edukativ.

“Unë kam pasur ndarje edhe më herët, siç e dini edhe ju. Ka qenë me një nivel të lartë edukativ me shumë mirëkuptim, por nuk e ka çdo njëri këtë gjë, këtë vlerë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Blero zbuloi se arsyeja e ndarjes nga Afrona ishin paratë, pasi sipas tij, ajo u largua kur artisti i kishte kufizuar shpenzimet.