Me një popullsi prej 16 milionë banorësh, Malaui është pa dalje në det në rajonin juglindor të kontinentit afrikan. Ai konsiderohet nga të gjithë indekset ndërkombëtare si kombi më i varfër në botë me një GDP 226 dollarë për frymë. Por si është të jesh njeriu më i pasur në vendin më të varfër të planetit? Njihuni me Shepherd Bushirin, një televangjelist, pronar mediash dhe pronar tokash bujqësore. Profeti i vetëshpallur vlerësohet të ketë një vlerë neto prej 150 milionë dollarësh, kur bashkatdhetarët e tij do të duhej të jetonin gati 6 milionë vjet për të fituar atë lloj parash.

Profeti madhështor, i cili përmendet si “Majori 1” i “Papës” në ciklet e krishtera, bleu tre avionë brenda një hapësire prej dy vjetësh. Pasi bleu avionin e tretë një ‘Gulf Stream III’ me vlerë 37 milionë dollarë më 6 janar, ai tha për shtypin: “Unë jam një njeri i Zotit. Besoj se duhet të jetoj me shembull. Unë mësoj fjalën që forcon besimin e të gjithëve. Unë mund t’i bëj të gjitha gjërat me anë të Krishtit që më forcon. Unë jam duke e bërë atë tani. Unë jam ai që thotë Zoti se jam dhe jo si më gjykojnë të tjerët.” /abcnews.al