Personat e arrestuar në Elbasan gjatë megaoperacionit “Tempulli 2” që u shtrirë në të gjithë vendin, dalin sot para gjykatës.
Personat e arrestuar kanë mbërritur në gjykatë në masa të forta sigurie.
Kujtojmë se gjatë këtij operacioni që u shtri në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër dhe qytete të tjera, u arrestuan mbi 270 persona. Në fokus të këtij megaoperacioni ishte goditja e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe mbrojtja e nxnëseve.
Gjithashtu nga ky aksion u goditën anëtarë të organizatave kriminale të trakimit të drogës. Megaoperacioni “Tempulli 2” është ende në vijim