Home ELBASANI SOT VIDEO/BLLOKIMI I PUSETAVE SHKAKTON PROBLEME

VIDEO/BLLOKIMI I PUSETAVE SHKAKTON PROBLEME

14

Banorët e lagjes “5 Maji” kërkojnë ndërhyrje

Mirëmbajtja dhe pastrimi i pusetave dhe kalaneve të ujrave të zeza vijon të jetë një shqetësim për disa lagje të qytetit të Elbasanit. Një problem i tillë është dhe në lagjen 5 maji ku banoret ankohen se prej disa ditesh pusetat janë bllokuar dhe bllokimi i tyre është bërë shkak dhe për përmbytje dhe probleme të tjera si vështirësitë në lëvizje apo edhe aromat e pakëndëshmë.

 Ata kërkojnë ndërhyrje nga institucionet vendore për të bërë të mundur zhbllokimin etyre pasi me fillimin e reshjeve situate përkeqësohet.

Situata bëhet edhe më shqetësuese tani në stinën e shirave dhe zhbllokimi i pusetave dhe kanaleve të ujërave të zeza është mëse e nevojshme për banorët që jetojnë këtu.