Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 52 tone miell i cili mbahej jashte kushteve të sigurisë ushqimore.
Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale në Fierit, gjatë ushtrimit të kontrollit konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare.
Ndërsa në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë
Për këto shkelje të konstatuara sipas legjislacionit në fuqi, u vendos menjëherë ndërprerja e aktivitetit për subjektin, u bë bllokimi i 52 ton produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700 mijë lekëve./abcnews.al