Prej më shumë se një ore është bllokuar dogana e Qafë-Thanës. Shkak është bërë trashësia e madhe e borës nga vendi i quajtur ” Kthesa e tetovarëve” dhe deri në hyrje të doganës.
Për pasojë me dhjetëra qytetarë ndodhen prej orësh në mes të ftohtit.
Burime bëjnë me dije se nga era e forte në një gjatësi prej 500-700 metra trashësia e borës ka shkuar deri në 1.5.metra duke e bërë krejt të pamundur hapjen e rrugës.
Kjo bëhet më e vështirë edhe për atë se borëpastrueset nuk lejohen të hyjnë në rrugë. Ndërkaq, policia është aty si dhe mjetet borëpastruese. g.v /abcnews.al