Policia e Vlorës ka sekuestruar një mjet lundrues që dyshohet se përdorej për trafikimin e drogës. Mjeti i paregjistruar, u sekuestrua në plazhin e Zvërnecit pas një sinjalizimi të mbërritur në policinë e Vlorës.

Nga efektivët e komisariatit po bëhet verifikimi i dokumentacionit edhe për dy mjete të tjerë lundruese.

Mjeti i bllokuar është transportuar në pikën e Triportit.