Prej disa vitesh BMW na ka paralajmëruar për krijimin e një skuteri elektrik përmes divizionit Motorrad, i cili tashmë ka vendosur të nisë prodhimin në masë të CE 04.

Fillimisht koncepti i CE 04 u publikua në nëntor të vitit 2020 dhe është ende e pabesueshme se sa i ngjashëm ky konceptim është me produktin përfundimtar. Ky skuter elektrik është dizenjuar për përdorim brenda qytetit me një autonomi prej 130 kilometrash, që sigurohet nga bateria 8.9kWh. Kjo autonomi është mjaft e përshtatshme për ngarje në qytet, pasi dhe përdorimi i shumtë i frenave do të rikthejë energji përmes regenerative braking.

Fuqia e këtij skuteri do të jetë 42 kuajfuqi, ndërkohë që shpejtësia maksimale do të jetë 120 km/h. Teknologjitë automatic stability control, dynamic traction control dhe anti-lock braking system do të jenë të përfshira për të ndihmuar drejtuesit. Ekrani 10,25 inç do të mundësojë shfaqjen e sistemit të navigimit dhe lidhjen wireless me smartphone-t.

BMW ka shitur dhe më parë një skuter elektrik “futurist” të quajtur C Evolution, i cili u prit mjaft mirë pavarësisht çmimit fillestar prej $13,000. Çmimi nuk kanë ndryshuar shumë që nga ajo kohë, pasi CE 04 do të dalë në shitje për $12,000.

geek