Përgjatë ditëve të fundit në fokus të mediave ka qenë sherri i bujshëm i Nojzyt dhe Cllevios. Pas sherrit, lokalit të reperit, Noizyt, i’u vendos një lëndë palsëse dhe deri më tani nuk është zbuluar autori, por dyshohet se janë miqtë e Cllevios ata të cilët kanë gisht me këtë ngjarjë.
Së fundmi në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, i cili ka lëshuar një deklaratë të fortë.
Përmes një video ai është shprehur se fajtor për këtë veprim nuk është Cllevio apo miqtë e tij por vetë Noizy.
Sipas boksierit Cllevio e di shumë mirë se nëse do i vendoste tritol në lokal Noizyt do ia bënte vetes dhe nuk do kalonte lehtë.
Sipas tij Noizy e ka vendosur vetë tritolin pasi e di që do fitojë dyfish para nga sigurimet për dëmet e lokalit dhe për ta dënuar Cllevion sa më shumë, pasi ai momentalisht ndodhet në burg dhe me akuzat e ngritura kundër tij ai mund të dënohet për rreth 3-4 vjet.