Viti i ri ka nisur me një episod të çuditshëm në sportin e boksit.
Në eventin e parë të këtij viti, boksieri ukrainas, Iago Kailadze u përball me Viktor Faus. Dueli ishte i flaktë që nga raundi i parë, me të dy boksierët që dhanë maksimumin për fitoren.
Dy boksierët ndanë pesë nokdaunë me njëri-tjetrin dhe pas nokdaunit të fundit, gjyqtari i kërkoi ukrainasit Kailadze të afrohej drejt tij, por ky i fundit nuk e bëri një gjë të tillë. Gjyqtari ndaloi ndeshjen dhe aty boksieri humbi kontrollin duke goditur gjyqtarin.