Rusia vijon provokimet ndaj NATO-s e Bashkimit Europian duke bombarduar zona jo shumë strategjike për pushtimin e nisur prej tyre, por shumë pranë kufirit të BE.

Së fundmi ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, duke folur nga Moldavia u shpreh e BE nuk d bjerë pre e provokimeve të Moskës.

“Edhe në këto orë kemi parë bomba mbi civilë dhe spitale. Kemi parë bombardime 10 kilometra larg kufirit me Bashkimin Evropian. Nuk do të dorëzohemi para provokimeve të Putinit, do të vazhdojmë të kërkojmë një rrugë diplomatike”. kështu deklaroi ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio. /abcnews.al/