Autoritetet afgane thonë se të paktën 30 njerëz u vranë nga shpërthimi i një bombe pranë një shkolle vajzash në lagjen me shumicë shiite në perëndim të Kabulit të shtunën. Shumica e viktimave janë nxënëse të shkollës nga mosha 11 deri 15 vjeçe, thanë autoritetet.
Talebanët e kanë dënuar sulmin dhe kanë mohuar çdo përgjegjësi. Ambulancat evakuuan të plagosurit ndërsa të afërmit dhe banorët u kërkonin përgjegjësi autoriteteve pranë skenës së shpërthimit në shkollën Syed al-Shahda, në lagjen Dasht-e-Barchi, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Tariq Arian. Sipas autoriteteve pritet që numri i të vdekurve të rritet.

Shpërthimi, që siç duket synonte të shkaktonte një masakër sa më të madhe mes civilëve, ka shtuar frikën se dhuna në vendin e shkatërruar nga lufta mund të përshkallëzohet ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO i japin fund angazhimit ushtarak afro 20-vjeçar në atë vend./VOA
