Kolonjë- Zjarr në një banesë shënohet një viktimë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sanjollas të bashkisë Kolonjë.
Sipas informacioneve nga policia mësohet se viktima është Shyqyri Selimi.
Shkak i zjarrit në banesë dyshohet bombla e gazit ndërkohë që nga ky zjarr kanë shpëtuar 5 anëtarë të tjerë të kësaj familje.
Gjithashtu mësohet se viktima ishte invalid dhe është asfiksuar.
2 zjarrfikse në vendngjarje po bëjnë të mundur shuarjen total të flakëve.