Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se bonusi i bebes për këtë vit ka shkuar 22,822 fëmijë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë me këtë shifër ka zgjedhur të urojë një ditë të mbarë për të gjithë ndjekësit e tij.
“MIRËMËNGJES 😇
dhe me kënaqësinë se për këtë vit mbështetja me Bonusin e Bebes u ka shkuar 22,822 fëmijëve, ju uroj një ditë të bukur🙏”, shkruan Rama.
Kujtojmë se bonusi i bebes jepet nga qeveria nga janari i viti 2019. Çeku i bebes lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile. Prindërve u jepet 40,000 lek për fëmijën e parë 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë dhe më tej. /abcnews.al