TIRANË – Kryeministri Edi Rama njoftoi në konferencën për mediat pas mbledhjes së qeverisë se pensionistët do të marrin 5 mijë lekëshin e premtuar, nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme.

“Zotimin për të shpërndarë në radhë të parë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme do ta mbajmë.

Për pensionistët do të ketë 5 mijë lekë të reja në drejtim të tyre, bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme.” -u shpreh Rama./