Romeo Veshaj i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ foi rreth emisionit të binjakëve, “Më lër të flas”. Në një lojë të bërë gjatë emisionit, Romeo u pyet nëse do të jetë e ftuar Bora Zemani dhe ai refuzoi të përgjigjej duke i lënë të hapura të dyja opsionet.

“Në puntatën e parë të ftuarit e parë do të jenë ‘bombë’. Ka për të qenë diçka që nuk është parë më parë. Përveç intervistave do të ketë skeçe, lojëra. Donaldi ka drama, unë jo. Donaldin nuk e kanë ftuar në intervista dhe si është pak hermetik. Ne kemi një super kimi dhe energji me njëri tjetrin, emocioni do të jetë shumë i madh. Që do të dalë mirë nuk diskutohet.

Do ketë ndonjë gjurmë BBV?

Big Brotheri tek Donaldi është i pashmangshëm. Do, s’do ai është i lidhur me të. Në episodin e parë mund të ketë prekje të vogla të BBV por jo që të flitet vetëm për të.

A do të jetë Bora Zemani e ftuar në emision?

Pas kësaj pyetjeje Romeo nuk pranoi të përgjigjej dhe nxori tabelën “Mos më bëj të flas”, duke lënë të kuptohej se ekzistonte mundësia që moderatorja të jetë e ftuar në të ardhmen.