Në qarkun e Lezhës shirat e rënë një ditë më parë ku pati dhe rrebesh breshëri sollën shumë problematika.
Ditën e sotme situata duket më e qetë ndonëse ujërat e lumit Drin janë në nivele më të larta por momentalisht nuk paraqitet rrezik.
Në zonat malore, 500 m mbi nivelin e detit dhe në 13 fshatra të zonës janë që pasditen e djeshme pa energji elektrike.
Deri tani raportohet se rruga e Kombit nuk paraqet ndonjë problem pasi janë dy borëpastruese që e monitorojnë, ndërsa në fshatrat Kurbnesh, Selit, Orosh dhe Kaqinar lëvizja e automjeteve bëhet me zingjirë.